Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë të ditur se nga gjithsej 485 testime të kryera gjatë 14 orëve të fundit, 142 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.
Numri total i rasteve pozitive tashmë ka shkuar në 5.877. Në Kosovë 139 raste me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet në disa raste me sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669.