Kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi është bërë golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll të futbollit. Në sezonin 2019/20, argjentinasi shënoi 25 gola.
Kjo është hera e shtatë që ai vendos rekord dhe për të katërtën herë radhazi ka fituar trofeun “Piçiçi” – çmimin për lojtarin më efikas në ligë. Më parë, Telmo Sara nga Atletik Bilbao ka qenë golashënuesi më i mirë në Spanjë, gjashtë herë.
Përveç kësaj, Mesi u bë asistuesi më i mirë këtë sezon duke e vendosur rekordin me 21 asistime pas së cilave u shënua gol.
Në listën e plotë të golashënuesve në Spanjë, ky rezultat i fituesit është më i keqi në 13 vjet. Në sezonin 2006/07, sulmuesi i Real Madridit, Rud van Nistelroj shënoi gjithashtu 25 herë, ndërsa golashënues më i mirë shënoi më pak gola herën e fundit në vitin 2003/04. Atëherë Kristiano Ronaldo nga Reali kishte 24 gola. /MIA