Shqipëri, katër viktima dhe ​102 raste të reja me Covid-19

Katër viktima të tjera janë shënuar në Shqipëri nga Covid-19. Një 43 vjeçar nga Kamza, pa sëmundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.

E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu nga 501 testime, 102 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë prej gjithsej 35107 testimeve të realizuara, pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 4008 raste, prej të cilëve 2264 raste kanë përfunduar me shërim të pacientëve, kurse 111 raste kanë përfunduar me fatalitet. Aktualisht Shqipëria numëron 1631 raste aktive me Covid-19.