Rusia vazhdon të tentojë të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA të caktuara për në nëntor, theksoi kandidati për president i Partisë Demokratike, Joe Biden.
Biden,i cili tha se ka filluar të pranojë brifingë nga zbulimi, shprehu bindje se “Rusët akoma po tentojnë ta delegjitimizojnë procesin tonë zgjedhor”.
Kina, është duke punuar në “humbjen e besimit të rezultatit zgjedhor”, theksoi ai për ithtarët gjatë një ngjarje për grumbullimin e mjeteve përmes internetit për fushatën e tij zgjedhore.
Biden paralajmëroi se nëse Rusia vazhdon të përzihet në zgjedhje dhe ai zgjidhet president i SHBA-së do t’i shtyjë “ta paguajnë çmimin real”.
Nuk është e qartë se kur Biden ka filluar të pranojë raporte nga zbulimi amerikan, praktikë e zakonshme për kandidatë për president të partive më të mëdha.