Nuhi Bexheti
Të gjitha marifetet që i bëri sistemi antishqiptar në Maqedoninë e Veriut, si duket nuk mjaftuan që subjekti i tyre i preferuar të dalë fitues te shqiptarët në zgjedhjet e 15 korrikut.
Tani ky sistem po bën tentimin e fundit- që t’i japë 104 mijë vota, atyre që si duket kanë fituar shumë më pak. Tentimi po bëhet përmes KSHZ-së, respektivisht ueb faqes së këtij institucioni, e cila ende nuk funksionon. Për këtë shkak ende nuk dihet ku i ka fituar BDI këto 104 mijë vota. Nuk besoj se as në Re;icë të Vogël e dinë se kuanë fituar kaq shumë vota. Fillimisht i nxorën disa votues në Novo Sellë dhe Strumicë, por meqë është e pabesueshme, i tërhoqën. Pastaj tentuan përmes Vevçanit e komunës Karposh, por sërish i tërhoqën. Sërish e deaktivizuan ueb faqen e KSHZ-së. Nuk po u dalin assesi matematikat. Janë në hall, sepse me gjasë nuk po mund t’i gjejnë assesi 104 mijë votat për “kryeministrin shqiptar”. E si ti gjejnë të mjerët, kur me siguri nuk janë më shumë se 70 mijë?
Krejt kjo lojë hap dilema të shumta.
Kjo lojë jep indikacione se për ekstremistët maqedonas, që kanë kontroll vendimtar mbi aparatin shtetëror, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja janë me rëndësi dytësore. Me rëndësi parësore për ta është të mos dobësohet partia shqiptare e cila u mundëson atyre të diskriminojnë shqiptarët dhe pamundëson përgjigjen e organizuar të shqiptarëve kundër këtij diskriminimi.
Ekstremistët maqedonas që kontrollojnë një pjesë të rëndësishme të aparatit shtetëror në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë më mundësi të diskriminojnë vetë shqiptarët, sepse kjo do të shkaktonte edhe reagim të unifikuar të shqiptarëve, por edhe reagim të faktorit ndërkombëtar. Për këtë arsye, kanë vendosur në përdorim doktrinat e Pashiqit, Garashaninit e Çubrilloviqit të bazuar në maksimën “pak ideologji, pak korrupsion dhe pak dajak”. Subjektit që ua ofron këtë mundësi, nuk e kanë problem të ja japin edhe “kryeministrin e parë shqiptar” edhe pse për momentin po duket vështirë ta realizojnë atë dëshirë.