Zëvendës kryeministri Bujar Osmani dhe shumë përfaqësues tjerë të BDI-së, selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël e kanë quajtur seli të OKB-së.
Kurse qëndrimet e Bujar Osmanit jo rrallëherë kanë shërbyer si objekt për tallje. Kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.
“A kanë të drejtën e vetos Rusia dhe Kina në selinë e OKB-së në Reçicë të Vogël?”, ka pyetur publiçisti Fejzi Hajdari, duke aluduar në të drejtën e vetos që kanë Kina dhe Rusia në Këshillin e Përgjithshëm të OKB-së.
“Një shok nga Uashingotni po pyet”, ka shtuar Hajdari me ton thumbues.