Janë parashtruar vetëm dy ankesa në KSHZ për votimin dhe mbledhjen e rezultateve nga zgjedhjet

Në arkivin e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) deri sot pasdite janë parashtruar vetëm dy ankesa dhe një kërkesë për kontroll në fletëvotimet e pavlefshme nga votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të mërkurën.

Në KSHZ, dy ankesa parashtroi partia Demokratët, që kanë të bëjnë për fletëvotime pa vlerë. Para se KSHZ t’i publikojë rezultatet përfundimtare jozyrtare, partia e Janko Baçevit, Maqedonia e Vetme ka parashtruar kërkesë për kontroll të fletëvotimeve të pavlefshme.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi treditor në zgjedhjet parlamentare është 31.466.

Deri në orën 21:00, sonte, është afati kur mund të parashtrohet ankesë për procedurën e votimit përderisa deri të shtunën rreth orës 19:30 skadon afati për mbledhje dhe konfirmim të rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KSHZ me vonesë dje i publikoi rezultatet përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve, për shkak të, siç deklaroi kryetari, sulmit hakerik ndaj ueb-faqes së Komisionit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën nën kushte të posaçme për shkak të pandemisë me KOVID-29. U votua të hënën, kur u deklaruan personat me KOVID-19 dhe ata në vetëizolim, të martën, kur votuan personat e sëmurë dhe të pamundur, të së,mirët kronikë dhe të burgosurit, dhe të mërkurën, kur ishte dita zgjedhore.

Fitoi koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga lideri Zoran Zaev, i cili fitoi 46 mandate në zgjedhje, VMRO-DPMNE opozitare ka 44, BDI fitoi 15 mandate, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa 10, E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat.

Disa nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje u ankuan për parregullsi dhe gabime në mbledhjen e rezultateve dhe paralajmëruan se do të parashtrojnë ankesa në KSHZ dhe institucionet e tjera kompetente./MIA