KSHPK e ndërpreu punën për përzgjedhje të rektorit të Universitetit “Shën Cirili e Metodi”

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) sot në seancën e tij të 35-të e ndërpreu lëndën e formuar me iniciativën e saj për ekzistim të dyshimit për shkelje të nenit 8-a paragrafi 1 alinea 3 e Kodit zgjedhor në procedurën e zgjedhjes së rektorit të Universitetit “Shën Cirli e Metodi” – Shkup sepse nuk ka kushte themelore për shkak të situatës me koronavirusin për dorëzimin e dërgesës së rregullt të dekretit në Rektorat dhe deri te rektori, që është një nga kushtet themelore për veprim të mëtejshëm në përputhje me dispozitat ligjore.

Siç u sqarua në seancë nga KSHPK, u bë një përpjekje për të paraqitur një dekret në vend, Rektorati u mbyll për shkak të situatës me Kovid – 19.

Lidhur me reagimin e marrë nga një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme për procedurën disiplinore të nisur ndaj tij në shkurt, KSHPK arriti në përfundimin se ajo duhet të mbahet në pritje, për sa i përket faktit se procedura mund të rezultojë në përfundimin e punësimit.

KSHP informoi se ata kishin njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe se kishin marrë një njoftim nga atje se kishin vepruar sipas rekomandimit të tyre dhe kishin ndaluar procedurën. /MIA