Taravari: Vota jonë e pastër, po bëhemi gati të ndërtojmë një shtet të ri!

Të dashur bashkëkombas, të dashur qytetarë, dhe sigurisht të dashur aktivistë e të dashur votues të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa!
Nuk kanë kaluar as 24 orë nga dita e votimeve dhe megjithëse në kushte ekstreme pandemike, të cilat kufizuan ardhjen e një pjese të mirë të Mërgatës, ne prapë jemi të lumtur të deklarojmë një Sukses që kaloi pritshmëritë tona.
Pika e parë dhe më e rëndësishme është që çdo votë e jona është votë e pastër, e dhënë për parime dhe me dinjitet. Asnjëra prej votave tona nuk ka ardhur për shkak të shantazhit apo blerjes, të presionit apo punësimit.
Falenderojmë të gjithë që zgjodhën të jenë të lirë, të gjithë ata që patën besim në vizionin tonë dhe me sa duket ky vizion së shpejti do të jetë pjesë e drejtimit të shtetit!
Ne Fituam dhe bëhemi gati për të filluar punën në ndërtimin e një shteti më të mirë ! Duke ju falenderuar sërish kudo që jeni, në çdo skaj të Maqedonisë, në çdo skaj të botës, ju themi Kjo Është Koha Juaj!