Limaj uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura në zgjedhje

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare.

Sipas Limajt, rezultatet e fundit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë të zgjedhur në legjislaturën e re, njofton Klan Kosova.

“Të gjithë deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut iu uroj punë të mbarë dhe suksese në përfaqësimin sa më të denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

klankosova.tv