Përleshje gjatë natës në Tiranë, plagoset me armë zjarri një person

Gjatë natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri si pasojë e një konflikti të çastit.
Burimet bëjnë më dije se ka mbetur i plagosur një 31 vjeçar jashtë rrezikut për jetën, si dhe është goditur me sende të forta një shtetas tjetër.

Të dy janë në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.