Raportuesi i KB-së, Dejvid Kej, e paralajmëroi Shtëpinë e bardhë për “efektin negativ” të Trampit mbi lirinë globale të mediumeve

Raportuesi special i KB-së për liri të shprehjes, Dejvid Kej, e akuzoi Shtëpinë e bardhë për “sulm të fuqishëm” mbi mediumet dhe paralajmëroi në “efekt negativ të Trampit” mbi lirinë globale të mediumeve.

Në konferencën e tij të fundit për shtyp para fundit të mandatit të tij gjashtë vjeçar, që përfundon në fund të këtij muaji, Kej shfaqi shpresë se “sulmet” mbi gazetarët në SHBA do të ndalen kur presidenti amerikan Donald Tramp më nuk do të jetë në funksion, transmetojnë mnediat britanike.

“Këto katër vjet qartë emëruan mënyrën në të cilën ky president flet për mediumet, mënyrën në të cilën ai i njollos mediumet dhe lirinë e shprehjes”, u tha Kej gazetarëve në Gjenevë.

Sipas tij, sulmet e Trampit mbi mediumet reflektohen në kritika ndaj gazetarëve dhe përhapje të “dezinformatave”, si dhe në partneritet me organizatat konservatore mediatike.

I pyetur për ndikimin e kësaj situate mbi lirinë e mediave në botë Kej tha se “e dukshme është se ka efekt të Trampit, dhe atë shumë negativ”, dhe shtoi se administrata e Trampit “krijoi kulturë globale në të cilën lejohet sjellja e tillë”, transmetuan mediat britanike.

Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë, Xhad Dir u përgjigj se asnjë administratë tjetër nuk ka qenë transparente ai ajo e Donald Trampit.

“Presim të gjitha mediumet të jenë korrekte dhe të sakta”, tha Dir duke shtuar se presidenti Tramp nuk do të tërhiqet nga lufta kundër atyre që gënjejnë.