
Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, i cili është infektuar me koronavirus, deklaroi se ndjehet shumë mirë dhe porositi se do të kthehet në punë nëse testi i tij i sotëm për koronavirus është negativ.
Bolsonaro theksoi se do të jetë në izolim nëse nuk shërohet nga virusi, transmetojnë mediat britanike.
Për Si-En-En Brazil ai tha se nuk ka ndjerë frymëmarrje të vështirësuar, as nuk e ka humbur ndjenjën e shihes.
“Unë jam shumë mirë. Për nesër është caktuar test i ri, por nuk e di nëse është konfirmuar. Dhe , gjithçka shkon mirë, do të kthehem në punë. Ndryshe, do të pres edhe disa ditë”, tha Bolsonari dje.
Bolsonaro në testim të martën, javën e kaluar, doli pozitiv për praninën e koronavirusit në trupin e tij.