Hoti kërkon që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.

Sipas tij, kjo hap rrugën për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, njofton Klan Kosova.

“Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro është pjesë e këtij buxheti”.