Alternativa: BDI përdor makinat e kompanisë së sigurimit NIKOB për t’i kërcënuar banorët e Likovës

Aktivistët e BDI-së, nga frika e disfatës që pritet të pësojnë në këto zgjedhje, janë lëshuar në aksion ashtu pa asnjë etikë.
Ashtu si në ciklet e tjera zgjedhore, ata nuk zgjedhin metodë që të mund të përvetësojnë vota. Kështu kësaj radhe, përpos veturave zyrtare të Komunës së Likovës dhe institucioneve të tjera shtetërore, tash po i keqpërdorin edhe veturat e kompanisë së sigurimit NIKOB, duke shkuar shtëpi më shtëpi për të shpërndarë mjete financiare ose premtuar punësime të rrejshme.
E meqë shqiptarët eLikovës nuk pranojnë as të bisedojnë me ata, atëherë po e përdorin edhe kërcënimin për t’i larguar nga puna ose se do t’u bëjnë dëm në familje.