Kryeministri italian Xhuzepe Konte deklaroi se Italia nuk mund të lejojë valë të re të koronavrusit për shkak pakujdesisë së individëve dhe hyrjes së rasteve pozitive nga vendet e huaja, që solli deri në kufizime për vendet që nuk janë në BE.
“Tani situata është e ndryshme nga disa muajt e fundit. Ne i kemi përmirësuar kushtet e institucioneve shëndetësore, jemi furnizuar me pajisje, kemi kryer miliona testime … Ne po përballemi me një fazë të re të vetëbesimit dhe ndjenjë të fortë të përgjegjësisë”, tha Konte në një intervistë për një televizionin spanjoll.
Kryeministri italian shtoi se Italia “nuk duhet të lejojë” hyrjen e rasteve pozitive prej vendeve të huaja, për ç’asrye në fuqi janë numër i madh i kufizimeve për shtetet që nuk janë anëtare të BE-së dhe nuk duhet të lejojnë që valë e re e koronavirusit të shkaktohet nga pakujdesia e individëve.