Aktivistë të sektorit civil nga Dibra kanë dërguar te portalet lokale ca fotografi të bëra në lagjen Vakof të banuar me shumicë rome. Ajo që bie në sy, sipas tyre, është vetura mercedes e kryetarit të FR BDI në Dibër, por edhe vetura zyrtare e drejtorit të ndërmarrjes komunale të pyjeve.
“Siç e shihni aty përreth janë grumbulluar edhe fëmijë që të krijon përshtypje se po shpërndahet diçka aty. Çka mund të shpërndahet në këto ditë para zgjedhjeve e dimë shumë mirë. Si duket BDI ka humbur shpresat te votat shqiptare dhe po mundohet të kompensojë çka mundet të kompensohet në lagjen e banuar me shumicë rome”, kanë deklaruar aktivistët e sektorit civil.
Në ndërkohë portalet lokale shkruajnë se janë duke pritur qëndrim nga kryetari i FR BDI dhe nga drejtori i Ndermarrjes së pyjeve lidhur me “aktivitetet” e tyre në lagjen Vakof.