Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica së fundmi është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Lekë.
Lajmin e mirë e kishin bërë të ditur nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale mirëpo deri tani nuk e kemi parë portretin e vogëlushit.
Ishte Fiona ajo e cila e ndau me ndjekësit në Instagram një foto të Lekës së vogël.