Më shumë se tre milionë njerëz janë infektuar tashmë me koronavirusin e ri në SHBA. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar rekord 60.000 raste të reja.
Numri i të infektuarve është rritur dukshëm në dy javët e fundit në rreth njëzet shtete.
Dy shtetet më të populluara amerikane – Teksas dhe Kalifornia – dje regjistruan rekord për më shumë se 10.000 raste të reja. Teksas ku jetojnë rreth 30 milionë njerëz, raportoi për bilancin më të lartë ditor të të infektuarve (10.028) nga cilido vend evropian në kulmin e epidemisë. Atje ka më shumë se 210.000 të infektuar dhe më shumë se 2.700 vdekje nga virusi.
Më parë, këtë prag e kaluar Nju-Jorku dhe Florida – të katërtin dhe të tretin vend në SHBA në bazë të popullatës.
Rekord 60.000 infeksione të reja janë regjistruar në vend në 24 orët e kaluara, kumtoi Universiteti Xhons Hopkins.
Më shumë se 1.100 njerëz kanë vdekur në SHBA nga Kovid-19 në 24 orët e fundit. Numri i vdekjeve në vend nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri tani është 131.362.
Në SHBA ka më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga Kovid-19 në botë.
Presidenti Donald Tramp, nga ana e tij, i nënvlerëson statistikat, të cilat ai i shpjegon me numrin e madh të testimeve. Megjithatë, shumë profesionistë shëndetësorë e kanë përshkruar situatën si jashtëzakonisht të rëndë.