Koalicioni “tash është koha në Strugë, nuk lejojmë shqiptarët të trajtohen si pakicë

Koalicioni “Tash Është Koha” mbrëmë tubimin qendror e ka mbajtur në Strugë. Kryetarët e partive Sela dhe Gashi kanë vizituar edhe Labënishtën. Nga sheshi i Strugës, Sela u porositi Zaevit dhe Mickovskit se në qoftë se krijohet vetëm qeveri me parti maqedonase ata do të ngrisin iniciativë për të bërë qeveri shqiptare. Ai shtoi se nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si pakicë kombëtare.

“Natyrisht se në programin tonë është barazia si një nga kushtet. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si pakicë komëbtare. Ju e vëreni politikën të vjetër dhe të re të cilën po e nxisin Zoran Zaevi dhe Mickoski në mënyrë që ta shpëtojnë partnerin e tyre të preferuar”, theksoi Ziadin Sela, koalicioni “Tash është koha”.