Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti së bashku me kandidatin për kryeministër të parë shqiptar, z. Naser Ziberi, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të
mbahen me 15 korrik mbajtën dje tubim tek Ura e Gurit në Shkup që njëherit
paraqet edhe simbol të lidhshmërisë së anës së shqiptarëve, me anën e
maqedonasve, me mesazh për unifikim u bënë thirrje qytetarëve, për
shembje të mureve ideologjike nacionaliste që ndajnë popullin, dhe për
unifikim të të gjithëve që besojnë në ideologjinë “Një vend i barabartë”
për të gjithë, të veprojnë në të mirë të vendit dhe të të gjithë
qytetarëve.
Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti u shprehë se hap pas hapi bëhen gjërat e mëdha dhe se gjithmonë nga ana e tyre janë paraqitur filozofi, ide të
kapshme e të dobishme si për shqiptarët po ashtu edhe për gjithë
qytetarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Kemi kontribuar në shumë zhvillime të rëndësishme të vendit siç është
zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që nuk ishte dobi prurës vetëm për
shqiptarët por edhe për gjithë komunitet tjera në vend me sakrificën
tonë, ku më së shumti fituan bashkëqytetarët tanë maqedonas pasi ne i
siguruam vendit integritet dhe sovranitet, njohje dhe forcuam miqësinë
me ndërkombëtarët. Ajo që dihej botërisht problem i madh për këtë shtet
ishte çështja e emrit që rezultoi me Marrëveshjen e Prespës me çka e
rreshtojë këtë shtet dhe e bëri të barabartë në mesin e të barabartëve
dhe me këtë fituam të gjithë pasi fitoi paqja,” potencoi Ahmeti.
Gjatë përshëndetjeve me qytetarët e Shkupit para takimit, Ahmeti ka kërkuar prej tyre ta votojnë BDI-në si parti që e ka respektuar dhe do ta respektojë moralin e femrës shqiptare, kanë njoftuar burime nga kjo parti.