Fanol Cami është një nga shtyllat e mërgatës shqiptare në Çikago dhe në mbarë shtetin Ilinoj të Amerikës. Ai ka mërguar para 30 vite përtej oqeanit, por dëshira për tu kthyer në vendlindje nuk është shuar. Mirëpo pengesë për realizimin e kësaj dëshire është gjendja ende e rëndë në pjesën shqiptare të Maqedonisë. Për këtë arsye ai është i bindur se duhet të ndodhin ndryshime te shqiptarët, që të rihapen dyert për diasporën.
Porosia emocionale e mërgimtarit dibran: Nuk dua të vdes në Amerikë, por nuk kthehem në Maqedoni pa ndodhur ndryshime! (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Saturday, July 4, 2020
Malli për Dibrën shpeshherë e ka shty Fanolin të mendoj të kthehet dhe të investojë në vendlindje. Madje e ka bindur edhe djalin e tij, që punon në kompaninë e dytë më të madhe në botë për forenzikë kompjuterike, të sjellë kompaninë e tij në Maqedoni. Punët kanë filluar mirë, por kjo kompani, që ka zyre të veta në Amerikë, Gjermani, Angli, ka hasur në pengesa zyrtaro administrative dhe korruptive në Maqedoni.
Cami me dëshpërim flet për sjelljen e pushtetit ndaj diasporës shqiptare. Kjo sjellje thotë se po pengon diasporën të bëjë edhe më shumë për vendlindjen edhe pse mundësitë janë të shumta.
Në Çikago dhe shtetin Ilinoj jetojnë edhe mijëra shqiptarë tjerë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Bashkë me vëllezërit nga Shqipëria dhe Kosova, ata janë të organizuar dhe bëjnë të pamundurën për të ruajtur identitetin kulturor dhe kombëtar te gjenerata e tretë, por kërkojnë zëshëm që edhe shteti të bëjë punën e vetë në këtë drejtim./Gazeta Lajm