Nëse mendoni se Naser Ziberi është premtimi më i madh parazgjedhor i BDI-së, e keni shumë gabim. Kjo parti në platformat e veta parazgjedhore të vitit 2011 dhe 2014, ka paraparë hiç më pak e as më shumë, por central bërthamor në Maqedoni.
Ky propozim është dhënë në kuadër të pjesës ekonomike të platformës në faqen 77, por si shumë premtime tjera është harruar.
Me një rast VMRO-DPMNE pat propozuar zyrtarisht ndërtimin e centrali bërthamor dhe si duket BDI aty e ka kopjuar idenë, siç duket që ka kopjuar edhe premtimin e tanishëm për rritje të rrogave të arsimtarëve.
Mirëpo vetë fakti se pasi të kalojnë zgjedhjet, BDI fsheh platformat e veta parazgjedhore, premtimet e tyre i bën gjithnjë e më të pabesueshme. Më poshtë ju sjellim një pjesë të platformës së BDI-së, ku premtohet edhe centrali bërthamor.