Premier Ligë: Mançester Siti e deklasoi kampionin me rezultat 4:0

Mançester Siti mposhti mbrëmë Liverpulin me rezultat 4:0 dhe dërgoi mesazh serioz tek “të kuqtë” për sezonin e ardhshëm.

“Qytetarët” plotësisht dominuan dhe mund t’i mposhtnin “të kuqtë” me rezultat edhe më të thellë, pasi patën një sërë të mundësive të parealizuara. Sidoqoftë, skuadra e Guardiolës i tregoi kundërshtarit se dallimi mes dy skuadrave në renditje është me të vërtetë padrejtësisht i madh.

Kevin de Bruin, Rahim Sterling dhe Fil Foden luajtën ndeshje të shkëlqyeshme për “qytetarët”, të cilët ishin jashtëzakonisht të motivuar që nga minuta e parë dhe nuk lanë asnjë dyshim në fitoren e tyre.

Çuditërisht, kampionët e Jirgen Klop nuk treguan shumë dëshirë për betejë dhe morën shuplakë të fortë, që me siguri do t’i zbresë në tokë, pavarësisht se kanë 20 pikë më tepër në renditje.