18 muaj pa asnjë lajm për të birin, Bekir Asllani: Të zbardhet e vërteta për djalin tim (VIDEO)

Bekir Asllani nga Shkupi prej një viti e gjysmë nuk ka asnjë informacion për djalin e tij 35 vjeçar Arben Asllani, shkruan gazeta LAJM. Ky i fundit më 23 janar të vitit 2019 ka dal nga banesa e tij dhe prej atëherë familja nuk ka marrë asnjë lajm për të. Institucionet e trajtojnë si të zhdukur, por babai i Arbenit, thotë se kjo qasje është e gabuar dhe nuk ndihmon në zbardhjen e rastit.

18 muaj pa asnjë lajm për të birin, Bekir Asllani: Institucionet nuk po e zbardhin të vërtetën për rrëmbimin e djalit tim (VIDEO)

18 muaj pa asnjë lajm për të birin, Bekir Asllani: Institucionet nuk po e zbardhin të vërtetën për rrëmbimin e djalit tim (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Friday, July 3, 2020

“Kisha bë apel prokurorisë që t’i jep kahje tjetër rastit dhe most a mbajë tek të zhdukurit ose të humburit. Ai nuk ka qenë i sëmurë dhe nuk duhet të mbahet rasti si i zhdukur. Edhe të punësuarit që janë në ministri që ta marrin punën më seriozisht sepse shumica e tyre e dijnë rastin dhe heshtin”, tha Bekir Asllani, babai i Bekir Asllani që u zhduk një vit e gjysëm më parë.

Heshtja e insitucioneve dhe zvarritja e këtij rasti ka shtuar dyshimet te babai i Arbenit, Bekiri, se djali i tij është rrëmbyer dhe nuk është i gjallë. E vetmja gjë që kërkon nga Prokuroria është që të merret më seriozisht me këtë çështje dhe ta zbardh rastin.
“Në këtë rast nuk janë bërë hulumtimet e nevojshme, s’janë marrë masa. Nuk janë marrë në pyetje ata që duhet, s’janë marrë parasysh telefonatat, s’janë hulumtuar kamerat. Nuk e di ku do të na çojë kjo situatë sepse e kam humbur besimin totalisht”, tha Bekiri për gazetë LAJM
.
Arbeni ishte baba i dy fëmijëve. Mërzia për të në familje është e madhe. Babai Bekiri rrëfen se dhimbja për të birin është e njejtë çdo ditë.
“Këtë situatë nuk mund ta përjetojë dikush tjetër. Askujt nuk ia dëshirojë këtë situatë dhe këto mërzija. Për çdo ditë i kemi të njejtat dhimbje, por jemi pajtuar për ta gjetur”, tha Bekir Asllani.

Policia disa herë ka deklaruar për mediat se punohet në zbardhjen e rastit por deri tani nuk është zbuluar asgjë për çështjen e Arben Asllanit./ Gazeta LAJM, Gazetar: Albion Memeti, Operator: Amir Idrizi