Ne e kemi ditur prej fillimit, por kandidati “mbipartiak” për kryeministër, Naser Ziberi në Kumanovë ka treguar fytyrën e tij të vërtetë. Edhe pse deri tani shitej si kandidat mbipartiak, Ziberi nga Kumanova ka ftuar gjithë shqiptarët të votojnë BDI-në e Ali Ametit, Musa Xhaferit e Artan Grubit.
Ziberi ftoi të gjithë qytetarët e ne veçanti në radhë të parë qytetarët shqiptarëve që të dalin e të votojnë numrin 9 me 15 korrik të vitit 2020, raporton portali partiak i BDI-së, bashke.tv.
“Vëllezër shqiptarë, gara politike është legjitime, gara politike është virtyt i sistemeve pluralisteve por ama në specifikat në të cilat gjendemi ne hedhja e një ideje kaq të madhe nuk e le indiferent asnjë qytetarë shqiptar andaj në ditët e votimit kur do ti votoni bartësit e listave një gjë duhet të dini edhe atë të jeni bindur duke ua thënë pa asnjë interes partiak që në rast se rrethoni numër tjetër ta dini se keni votuar të ju udhëheq Mickovski po ashtu edhe Zoran Zaevi, në rast se keni votuar që të votoni numër 9 ju keni votuar që të ju udhëheq një kryeministër shqiptar,” përfundoi Ziberi.