Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur kryesimin e presidencës së Bashkimi Evropian nga Gjermania.
Haradinaj shpreson që gjatë gjashtëmujorit të kryesimit të BE-së, shteti gjerman do ta ndihmojë Kosovën në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.
Shkrimi i plotë:
Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian.
RH