Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 17:30 në SPB- Shtip është raportuar se në magjistralen Radovish- Shën Nikollë zyrtarë policorë, pas informatave paraprake kanë kapur 9 emigrantë nga Siria.
MPB njofton se për rastin tashmë është informuar edhe Prokuroria kurse emigrantët janë dërguar në qendrën “Vinojug” në Gjevgjeli.