British Eruejs do të pushojë 350 pilotë nga puna

Kompania ajrore britanike British Eruejs do të pushojë 350 pilotë nga puna, ndërsa 300 do të dërgojë në pritje, kumtoi kompania.
Siç thekson në kumtesë, 300 pilotë nga lista e pritjes do të punësohen sërish kur do të nevojiten shërbimet e tyre, ndërsa analistët vlerësojnë se kjo do të ndodh pas një viti ose dy viti.
Të punësuarit e tjerë në “British eruejs” përballen me uljen e pagave prej 15 për qind, por gjysma e përfitimit të ulur do t’u kthehet kur kolegët të cilët presin do të kthehen në punë.
Shumica e pilotëve të dërguar në pritje kanë fluturuar në aeroplanin “Boing 747”./MIA