Një bashkëpunim mes Feros dhe Shaolin Gang? Reperët janë parë së bashku

Fero para disa orëve ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shihet në studion e tij ‘Gang Gang Entertainment’.

Por reperi nuk ishte vetë, së bashku me të ishin edhe ‘Shaoling Gang’ dhe videoja e ndarë menjëherë ngjalli dyshime për një bashkëpunim të tyre.

Ndonëse nuk ka ende ndonjë gjë të konfirmuar, një bashkëpunim i tillë do ngjallte interes të madh tek publiku për arsye të ndryshme.