Çulev: Pyetësori i Donçevit sot do të dorzohet në Prokurori

Ministri i brendshëm Naqe Çulev tha se materialet nga marrja në pyetje e ish-drejtorit të Fondit të Shëndetësisë Den Donçev, do t’i dorëzohen sot Prokurorisë Publike. Çulev tha se Donçevi është ftuar në polici në bazë të një thirrje të Prokurorisë Publike. Donçev, ka thënë se videoja ishte e një date më të vjetër dhe ishte e një natyre private, duke mohuar kontekstin në të cilin ishte vendosur.

“MPB-ja ka vepruar në përputhje me veprimet standarde të policisë dhe e thirri për të marrë informacione dhe të dhëna shtesë për video materialin e publikuar. Biseda zgjati rreth 40 minuta, u realizua nga inspektorët e departamentit për krim të organizuar në stacionin policor në lagjen Karposh. Personi Den Donçev edhe i shoqëruar nga avokati i tij. Pas bisedës ai u largua nga stacioni policor, inspektorët gjatë ditës do të përgatisin materialin zyrtar dhe do ta dorëzojnë në Prokurorinë Themelore Publike, pasi ai është Institucioni kompetent për kryerjen e hetimeve penale- deklaroi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm./Alsat