Media italiane kanë bërë me dije mbi një rast të paprecedentë, ku një shqiptar është dëbuar nga shteti fqinj për shkak të një tatuazhi dhe prirjeve të tij ekstremiste.
I riu 35 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, kishte bërë tatuazh në gjoks portretin e Bin Laden-it, por kjo i ka kushtuar qëndrimin në Itali.
Po sipas medias italiane, gjatë qëndrimit të tij, 35 vjeçari kishte krijuar shoqëri me persona që kishin prirje ekstremiste. Autoritetet i kanë kërkuar që të largohej nga Italia, por 35 vjeçari nuk e ka zbatuar urdhrin. Kësisoj, autoritetet e kanë dëbuar me forcë të riun, i cili nuk do të mund të shkelë më dot në territorin e Italisë.