Pensionistët janë të sigurt – pensionet i marrin para kohe, ndërsa sistemi pensional është stabil. Në çdo pension të lëshuar muajt e fundit ishte përfshirë edhe rritja e janarit. Nuk lejuam as kriza ekonomike-shëndetësore të reflektohet në standardin e anëtarëve më të moshuar të bashkësisë sonë, të ardhurat e tyre mujore rregullisht jepen, porositi sot zëvendëskryeministrja e obliguar për Çështje Ekonomike Milla Carovska dhe zëvendësministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale Sanella Shkrijel, të cilat sot u takuan me pensionistët në Ohër me të cilët biseduan për gjendjen aktuale dhe çështjet e lidhura me reformën e mëtutjeshme të mbrojtjes sociale.
“Kujdesi i pensionistëve është një nga prioritetet e kësaj Qeverie. Premtuam se do t’i rrisim pensionet dhe atë e realizuam. Pensioni i janarit ishte më i lartë për 722 denarë, ndërsa kjo rritje hyri në bazën e pensionit që paguhet çdo muaj. Me atë pensionin mesatar e rritëm në 15.500 denarë, rritja e pensioneve bëhet sipas ligjit, me llogaritje të qëndrueshme”, tha Carovska.
Çdo pensionist ka të drejtë të jetës dinjitoze dhe të gjithë kanë të drejtë të kënaqen në frytat e asaj që e kanë punuar në jetë. Kriza e shkaktuar nga koronavirusi konfirmoi se ajo që u nevojitet pensionistëve është shërbim në bashkësitë ku jetojnë.
“E filluam zhvillimin e shërbimeve në nivel lokal siç janë ndihma dhe kujdesi në kushte shtëpiake, dhe ai proces duhet të vazhdojë . Pensionistët të cilëve u nevojitet mbështetje në obligimet e përditshme dhe në ballafaqimin me sëmundjet kronike, me ligj fituan të drejtë të ndihmës në shtëpi. Ky është koncepti në implementimin e së cilës punojmë, i përgatisim komunat dhe dhënësit e shërbimeve”, potencoi Shkrijel, duke shtuar se të gjithë së bashku, duke i respektuar masat, do të jemi fitimtarë në betejën me virusin, pas së cilës qytetarët tanë më të moshuar sërish do të mund të shoqërohen dhe në mënyrë aktive t’i kalojnë ditët në pensionim./MIA