Zbulohen 64 emigrantë nga Bangladeshi në një kamion afër Strumicës

Zbulohen 64 emigrantë nga Bangladeshi në një kamion me targa të Shkupit gjatë kontrollit të policisë dje rreth orës 19 në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë.

Shoferi ka ikur, ndërsa personat janë vendosur në QPT – Vinojug në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit./MIA