Pas problemit një dekadësh me mungesën e kuadrit të punës në turizëm, një sfidë e re është shfaqur në këtë sektor këtë vit. Më shumë se pesë mijë punëtor turistik këtë vit janë larguar për punë sezonale jashtë vendit, kryesisht në Maltë, Kroaci, Mal të Zi dhe vende të tjera bregdetare. Një punëtor turistik të punoj në një vend bregdetar është si të punojë në një akademi të lartë për turizëm, thotë për Alsat Angel Ivanov, një nga punëtorët më me përvojë turistike në vend. Ai beson se këta njerëz, në vend që të presin dhe të kërkojnë punë, duhet të hapin biznesin e tyre dhe të përdorin përvojën e fituar jashtë vendit.
Mendoj se nëse i mbledhim këto tre shifra, 300, 400 dhe 500 euro, është rreth 1200 euro, mesatarisht 400 euro është një pagë e mirë në turizëm, në një agjenci turistike në Maqedoni – tha Angel Ivanov- punonjës turistik.
Problemi me punësimin e stafit të turizmit këtë vit është tejkaluar. Por tani duhet të zgjidhet dilema financiare, si të motivohen këta njerëz të qëndrojnë këtu.
Mundohemi t’i mbajmë por nuk kemi të ardhura. Diçka duhet të bëhet, që të mbijetojnë në punë deri në sezonin e ardhshëm. Përndryshe, çfarë do të ndodhë tani në korrik dhe gusht me vauçerët ose ndonjë mysafir tjetër që mund të vijë…derisa të hapen kufijtë për të pritur mysafirë nga jashtë, turizmi në Maqedoni nuk mund të mbijetojë – deklaroi Krste Blazeski- kryetar i HOTAM.
Në vend punojnë 25.000 punonjës turistik. Turizmi është një nga degët më të goditur nga pandemia me virusin korona.