Kamioni rrëshqet në rrugën drejt Sveti Nikollës, ndërpritet qarkullimi!

Një kamion ka rrëshqitur në rrugën para fshatit Skaçkovcë, në drejtim të Sveti Nikollës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin.

Nga fotografitë e publikuara shihet kamioni i dalë nga kontrolli dhe i përfunduar në rrugë.

Deri tani nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e incidentit apo për persona të lënduar. Dyshohet se kushtet dimërore dhe rruga e rrëshqitshme kanë ndikuar në aksident.

Qarkullimi në këtë aks rrugor është ndërprerë.