“KOMANDANT, KTHEHU, SE VAZALET NA MORËN NË QAFË!” – Policia ndalon të rinjtë nga Saraji të festojnë 28 Nëntorin në Shkup! (VIDEO)

Festimet e 28 Nëntorit në Shkup janë shoqëruar me ndalimin e disa të rinjëve nga ana e policisë. Sipas informacioneve dhe pamjeve të siguruara nga portali TS, disa të rinj nga Saraji janë ndaluar nga policia gjatë kohës kur po festonin Ditën e Flamurit në Shkup.

Sipas informacioneve jozyrtare të TS, policia u ka kërkuar të rinjve dokumentet personale dhe ka kryer kontrolle, ndërsa ata mbanin flamujt kombëtarë shqiptarë.

Në mesin e atmosferës festive,  pamjet e publikuara nga TS, vëmendje tërheqin edhe disa të rinj me maska dhe me pankarta me fotografinë e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ku ishte shkruar mesazhi: “Komandant, kthehu, se vazalet na morën në qafë!”

Ky mesazh, është shfaqur gjatë festimeve të 28 Nëntorit në Shkup, duke u bërë një nga elementet më të komentuara të manifestimit.

Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me arsyet e ndalimit të të rinjve nga Saraji dhe kontrollet e ushtruara ndaj tyre.

Tetova Sot