(VIDEO): Vetura përmbyset në rrugën Strazhë– Gostivar, intervenon edhe ekipi i zjarrfikësve

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Strazhë–Gostivar, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga Press24, në aksident ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka intervenuar edhe një ekip i zjarrfikësve për nxjerrjen e tyre nga automjeti.

Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve të të aksidentuarve, si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.