Agjencia nderkombetare e lajmeve Reuters, ne nje artikull te gazetarit Fatos Bytyçi, ka shkruar per protestën në Tiranë, e cila u përshkallëzua në përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policise, në Ditën e Pavarësisë.
Reuters raporton se demonstruesit, te mbledhur per te kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hodhën gurë dhe bomba molotov drejt policisë, ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën me autobotë uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Sipas agjencisë, disa protestues të maskuar tentuan t’i afroheshin zyrës së kryeministrit, por u ndaluan nga forcat e policisé.
Media ndërkombëtare thekson se pakënaqësia ndaj geverise lidhet me akuzat per korrupsion, mungesen e vendeve te punes, varterine, emigracionin dhe cilesine e dobet te arsimit. Reuters sjell edhe déshmine e nje protestueseje, e cila shprehet se qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni, varfëria dhe emigracioni.
Në artikull nënvizohet se protestat, të nisura që prej mesit te tetorit, përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, në pushtet që prej vitit 2013.
Ndërkohë, geveria mohon akuzat për korrupsion dhe bën thirrje për dialog.



