Aksidenti i trafikut që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e Shkupit ka paralizuar plotësisht qarkullimin në drejtim të Tetovës.
Qarkullimi është ndërprerë në segmentin nga kryqëzimi Butel drejt Mirkovcit, ndërsa automjetet që udhëtojnë drejt Gjorçe Petrovit, Volkovës dhe Tetovës nuk mund të kalojnë.
Shoferët në rrjetet sociale po paralajmërojnë për kolonat dhe u bëjnë thirrje udhëtarëve që të shmangin këtë segment, si dhe të mos kyçen në kryqëzimin Butel në drejtim të Tetovës.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e aksidentit apo për persona të lënduar.



