Për Agim Islamin, të dënuar në rastin “Alfa”, ka nisur viti i 19-të i vuajtjes së dënimit me burg. Përmes një mesazhi emocionues, Islami rithekson pafajësinë e tij, duke shprehur shpresën se një ditë drejtësia do ta korrigjojë atë që ai e konsideron padrejtësi ndaj tij.
Mesazhi i plotë i Agim Islamit, i redaktuar gjuhësisht:
Filloi viti i 19-të në burg. Nëntëmbëdhjetë vite padrejtësisht pas hekurave, i pafajshëm, për një vepër që nuk e kam kryer!
Nuk po e them për t’u viktimizuar, por sepse kjo është e vërteta ime, e vërteta që Zoti dhe shumë njerëz e dinë!
Kur njeriu e di se është i pafajshëm, duron gjithçka, duron me dinjitet, pa u thyer!
Unë nuk e kam humbur shpresën te drejtësia e Zotit, edhe pse drejtësia e njerëzve më ka zhgënjyer shpeshherë.
Por, përsëri shpresoj se dikush, një ditë, do ta korrigjojë gabimin që është bërë ndaj meje.
Shpresoj që ky të jetë viti i fundit padrejtësisht pas hekurave!
Faleminderit familjarëve, miqve dhe dashamirëve për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj gjatë këtyre 19 viteve!
2008–2026/27…
Liri për rastin “Alfa”!



