Nis sistemi i ri, shoferët do t’i kontrollojnë vetë gjobat e trafikut

Nga java e ardhshme, shoferët do të mund të kontrollojnë vetë nëse janë regjistruar kundërvajtje trafiku ndaj tyre, përmes një sistemi të ri elektronik.

Me këtë mundësi, qytetarët do të kenë qasje më të lehtë në informatat për shkeljet e evidentuara në trafik, pa pasur nevojë të presin njoftimet tradicionale.

Sistemi pritet të jetë në dispozicion nga java e ardhshme.