Fund pagesave me para në dorë për kreditë e shpejta – gjithçka do të kalojë përmes llogarive bankare!

Ligji i ri për shoqëritë financiare parashikon ndalimin e pagesave dhe tërheqjes së parave në dorë për kreditë e shpejta.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, njoftoi se të gjitha pagesat dhe disbursimet do të realizohen ekskluzivisht përmes llogarive bankare.

Sipas ministres, ligji i ri tashmë është përgatitur dhe ka kaluar shqyrtimin e fundit, ndërsa ajo pret reagime të forta nga kompanitë financiare ndaj kësaj mase.

Dimitrieska-Koçoska rikujtoi se Ministria e Financave që në vitin 2024 kishte paralajmëruar kompanitë financiare të respektonin Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, sipas të cilit qytetarëve nuk guxon t’u kërkohet pagesë për paralajmërime të caktuara lidhur me vonesat e shlyerjes së kredive.

Me ndryshimet e reja ligjore synohet vendosja e një kontrolli më të rreptë mbi veprimtarinë e kompanive që ofrojnë kredi të shpejta.