Kryeministër, para se të interpretoni Kushtetutën, së paku lexojeni atë!
Sot nga foltorja e Parlamentit i kërkova kryeministrit të tregon se sipas cilit nen të Kushtetutës arsimi i lartë në gjuhën shqipe është i ndaluar.
Por kjo nuk ishte e vetmja deklaratë kontradiktore që jua kujtova.
Autobusi i fqinjëve, sipas jush, lëkundet rrugës drejt BE-së, ndërsa autobusi ynë ende nuk ka dalë nga garazhi. Për Financial Times sugjeruat se mund të shkruajë çfarëdo që dëshiron, pa u përballur me fakte konkrete. Edhe për provimin e jurisprudencës, qëndrimet tuaja kanë ndryshuar.
Kryeministër, nuk mund të jeni edhe shoferi, edhe komentuesi i autobusit; edhe interpretuesi, edhe shkelësi i parimeve që pretendoni se mbroni!
Pyetja ime mbetet e njëjtë: Cili nen i Kushtetutës e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe?
Ju ftoj ta dëgjoni ballafaqimin nga foltorja e Parlamentit.
Maqedoni Deputeti Snopçe i mbanë leksion kryeministrit: Para se të interpretoni Kushtetutën, lexojeni...





