Policia e Strumicës ka arrestuar një 21-vjeçar, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 12-vjeçare.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se i dyshuari, F.S. (21), është privuar nga liria më 23 nëntor, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur po atë ditë në Strumicë.
Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Strumicë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës penal.





