Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

Gazetari, analisti dhe filozofi boshnjak, Dragan Bursaç, ka kritikuar studentët serbë për refuzimin e tyre për të mbështetur rezolutën evropiane për Vukovarin.

“Studentët serbë refuzuan ta mbështesin rezolutën evropiane për Vukovarin, sepse, imagjinoni, i pengon fakti që në të nuk përmenden operacionet ‘Bljesak’ dhe ‘Oluja’.

Kështu, 35 vjet pas shkatërrimit të një qyteti, treguan se sa e vështirë është të shkëputesh nga Millosheviqi, përderisa matricën e tij historike e mbart në kokën tënde.

Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?”, shkruan Bursaç. *Dragan Bursaç është gazetar, kolumnist, analist politik dhe profesor i filozofisë nga Bosnjë-Hercegovina, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj nacionalizmit dhe revizionizmit historik. Ai është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare për gazetari dhe një ndër zërat publikë më të angazhuar kundër mohimit të krimeve të luftës në Ballkan.