Sot, në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Saraj, Abdullah Ismaili u zgjodh kryetar i degës, ndërsa Kuvendi votoi edhe për përbërjen e re të Kryesisë.
Me këtë proces zgjedhor, PDSH në Saraj synon forcimin dhe konsolidimin e strukturave partiake, duke i dhënë një drejtim të ri organizimit, bashkëpunimit dhe angazhimit politik në këtë komunë.
Nga partia vlerësohet se ky Kuvend shënon një hap të rëndësishëm në riorganizimin dhe fuqizimin e strukturave lokale, me synim angazhimin në shërbim të qytetarëve.



