Një mësimdhënës është denoncuar në polici për sulm fizik ndaj dy nxënësve të mitur, gjatë një turneu në futboll të vogël, të organizuar në një shkollë fillore në zonën e Çairit, në Shkup.
Sipas informacioneve policore, dje (19.11.2026), në ora 23:00, në SPB Shkup, incidentin e kanë denoncuar dy prindër, 47-vjeçari V.R. dhe 44-vjeçari E.LJ., të dy nga Shkupi.
Ata kanë deklaruar se në sallën sportive të shkollës fillore, gjatë zhvillimit të turneut, dy djemtë e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi A.N.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.





