Viti 2027 nis me fundjavë të zgjatur – Ja festat dhe ditët e pushimit në Maqedoninë e Veriut!

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë disa mundësi për fundjava të zgjatura gjatë vitit 2027, falë festave shtetërore dhe fetare që bien të premteve ose të hënave.

Viti i ri nis me pushim më 1 janar (e premte), ndërsa fundjava të zgjatura mundësojnë edhe festat e 3 majit, 24 majit, 2 gushtit dhe 11 tetorit, të cilat bien të hënave.

Ndër ditët e tjera jopune për të gjithë qytetarët janë 7 janari (Krishtlindjet ortodokse), 9 marsi (Fitër Bajrami), 1 maji (Dita e Punës), 8 shtatori (Dita e Pavarësisë) dhe 8 dhjetori (Shën Klimenti i Ohrit).

Për besimtarët myslimanë, 16 maji është ditë jopune për Kurban Bajramin, ndërsa për pjesëtarët e komunitetit shqiptar, 22 nëntori shënohet si ditë jopune për Ditën e Alfabetit Shqip.

Kështu, qytetarët do të kenë mundësi të planifikojnë më herët pushimet dhe udhëtimet gjatë vitit të ardhshëm.