Ademi hedh poshtë akuzat: Vendimi i Qeverisë në vitin 2023 ishte kundër Alta Bankës!

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka mohuar pretendimet se Qeveria e vitit 2023 kishte ndikuar në hyrjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut.

Në emisionin Debat në Shenja, Ademi sqaroi se vendimi i atëhershëm lidhej me aksionet që Maqedonia e Veriut kishte trashëguar nga ish-Jugosllavia në Beograd dhe nuk kishte lidhje me hyrjen e bankës në tregun vendor në vitin 2025.

“Qeveria kishte vendosur të angazhonte Avokatin e Shtetit për ndërmarrjen e veprimeve juridike kundër Alta Bankës. Pra, ai vendim ishte kundër bankës, jo në favor të saj”, deklaroi Ademi.